Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Valbona R. HADRI.

Mendo

———————

Përpara se të nxjerrësh fjalën nga goja,

pyete mendjen.

Fjala e rëndë është plagë që dhemb,

pavarësisht se nuk shihet.

Përpara se të humbësh durimin,

peshoje zemërimin.

Në kandarin e durimit vendos edhe arsyen.

Në pak sekonda mund të rindezësh edhe Trojën.

Para se të shkosh,

kontrolloje rrugën.

Në kthesat e errëta të saj

mund të fshihet djalli.

Ai nuk të lë kohë të kthehesh pas.

Hapësirat e dyzimeve

janë gjithmonë bardh e zi.

/QendraPress/