Gjendet i vdekur një person në Pejë, dyshohet se ka rënë nga kati i shtatë i një banese

                              Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak momenteve në Pejë, dyshohet se një person ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës.Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.“Rreth orës 21:16 minuta në rrugën ‘Mbreti Pirro’ në Pejë janë njoftuar për një person të shtrirë, e mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi, i cili dyshohet se ka rënë nga katet e banesës është pa shenja jete, trupi i të cilit ende ndodhet në vendngjarje në pritje të mjekësisë ligjore”, tha Gashi.