Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 05:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prishtinë. Po ashtu në raport thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.“Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /