Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë

                                       Një person i moshës 53-vjeçare është gjendur sot pa shenja jete në fshatin Pirq të Mitrovicës.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,  Ai ka bërë të ditur se viktima është 53-vjeçari me inicialet B.B. “Sot, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”. /Reporteri.net/.