Hajredin Kuçi pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë

                  Ish-zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi mori pjesë sot në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po akuzohen për krime lufte.Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, pasi i njëjti është tërhequr nga jeta politike.Kjo para disa muajsh ishte konfirmuar edhe nga Ben Emmerson, avokati mbrojtës i Kadri Veselit.Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministër i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi i cili ishte edhe “krahu i djathtë” i ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë anash politikën për të vazhduar jetën akademike.Kuçi kishte thënë se skena politike ka nevojë për njerëz të ri dhe mendime te reja.