Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi: Jemi plotësisht të pafajshëm

                     Ka nisur gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi.Ish-presidenti Thaçi është deklaruar i pari i pafajshëm.“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.Edhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm.

Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm.“E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.Edhe Rexhep Selimi është deklaruar plotësisht i pafajshëm.“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë.Edhe Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm. Ai ka thënë se aktakuzën e kupton por nuk pajtohet me të në asnjë pikë. /Reporteri.net/.