Halimi: Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet e tyre më të vështira

                              Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka shprehur dëshpërimin e saj pas dështimit të votimit në Kuvend të projekt-ligjit për Trustin.Halimi tha se me këtë veprim, Vetëvendosja e cila votoi kundër këtij projekt-ligji, i ka braktisur qytetarët në momentet e tyre më të vështira, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre”, shkroi ajo në Facebook.