Haradinaj: Prilli i 1999-ës na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit

                           Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Dukagjinit.Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se prilli i 1999-ës ia kujton qëndresën titanike të dëshmorëve të Dukagjinit.“Prilli i vitit 1999, na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës. Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.