Shqiptarët e diasporës mësyjnë Hagën, sot protestë në përkrahje të UÇK-së

Pas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë me synim Drejtësinë, do të zhvillohet sot në Hagë. Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara.Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime përmes linjave të tjera transporti, janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë. Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë, për marshin e nesërm pranë Gjykatës Speciale.Kujtojmë që nesër fillon edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.Të njëjtit vazhdojnë të mbahen në Hagë, nga një proces gjyqësor kinse për krime të kryera gjatë luftës.Marshi i nesërm dëshmon sërish, përkrahjen e madhe që shqiptarët po u japin ish-krerëve të UÇK-së si dhe kërkimit të drejtësisë në kuadër të këtij procesi