Kajtazi: Në Prizren pos VV-së në garë është edhe PDK-ja

0

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar debatet se cila parti do të fitojë më shumë komuna.Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me pozicionin e subjekteve politike në zgjedhje.Analisti Vehbi Kajtazi thotë se gara do të jetë shumë specifike në komuna të ndryshme.“Në Mitrovicë është problem nëse LVV e rikandidon Agim Bahtirin. Çfarë mund të ofrojë Agim Bahtiri për Mitrovicën…Po të ish unë qytetarë i Ferizajt do ta kishte të vështirë të mos e votoja Agim Aliun. Prishtina është jetike për LDK-në. Në Prizren pos LVV-së në garë është edhe PDK-ja. Uroj që të mos rikandidohet Haskuka. Për LVV-në do të ishte shumë pozitive nëse kandidon Hajrullah Çekun. Unë jam nga Istogu dhe do të jetë një garë interesante. Bekë Berisha do të jetë në lojë, por në fund Ilir Ferati nga LDK do të jetë ai që nuk do të mundet nga të tjerët edhe për shkak të lidhjeve që ka me Istogun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *