Komiteti për Politikë e Financa më shumicë votash, votoi rendin e ditës për mbledhje e jështëzakonshme që mbahet të enjten.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Prof dr.Simir Krasniqi, sot, ka ftuar Komitetin për Politikë e Financa, për të miratuar rendin e ditës për mbledhjen e jashtëzakonshme që mbahet me 25 qershor 2026 me të vetmen pikë :Shqyrtimi dhe Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2027-2029. Në këtë mbledhje ishte edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi. Fillimisht kryesuesi Krasniqi njoftoi ,të pranishmit për rendin e ditës së mbledhjes së jashtëzakonshme që mbahet nesër. Përderisa për pikën referoi Lulzim Sylejmani zyrtar i lartë financiar nga Drejtoria e Financave, i cili tregoi se buxheti për vitin 2027 është 79 milion euro e pastaj sapo ndarjen e këtij buxheti. Lidhur me këtë pikë pastaj diskutuan anëtarë të këtij Komiteti si :Shukri Quni,Haziz Hodaj,Dafina Alishani, u shprehen se nuk janë të përcaktuara vlerat e investimeve . Kurse së fundi nënkryetari Kujtim Gashi,plotësoi këtë sqarim dhe shpjegoi se përmbaruesi mjetet e komunës ka filluar moti të i merrë, por, këto dy viteve fundit janë ekstrem të larta. Me shumicë votash u miartua rendi i ditës për buxhetin./QendraPress/