Komuna e Prizrenit po ndërmerr hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave.

Komuna e Prizrenit po ndërmerr hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri dhe drejtori i KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për regjistrimin e të gjitha amvisërive dhe bizneseve në territorin e Komunës së Prizrenit, proces i cili synon krijimin e një baze të saktë të të dhënave, e që do të mundësoj planifikim më të mirë, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe faturim më të drejtë për qytetarët.