Kthehet dimri, ky është parashikimi i motit për këtë javë

                                   Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje. “Gjatë natës vonë parashihen reshje bore”, ka bërë të ditur IHMK.Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. “Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta”, ka bërë të ditur IHMK.Ndërkaq, të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, është bërë e ditur nga IHMK.