Lajm i mirë-Drejtori Osman Hajdari njofton, u miratua Rregullorja e re për Taksa Komunale.

0

                                           Drejtori Osman Hajdari njofton u miratua Rregullorja e re për Taksa Komunale .Ai me këtë rast shkruan’’ Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që pas një pune dhe kontributi të jashtëzakonshëm, sot u miratua Rregullorja e re për Taksa Komunale.

Përmes Rregullores së re për Taksa Komunale, e draftuar në kuadër të reformës administrative në Komunën e Prizrenit, është bërë:

– Heqja e takses vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste, për të gjitha kategoritë e bizneseve.

– Pezullimi i lëshimit të procedurave pa bazë ligjore, lëshimi i të cilave është i padrejtë ndaj qytetarëve si dhe rrezikon autoritetin e Komunës.

– Ulja e taksave të procedurave të ndryshme administrative, taksat e të cilave janë cilësuar si tejet të larta në krahasim me koston reale të shërbimit të ofruar.

Ndër të tjerash, rregullorja në fjalë do të krijojë kursime të shumta për qytetarë dhe biznese duke eliminuar inkasimet me barrë të rëndë administrative dhe financiare që deri më tani kanë krijuar pakënaqësi dhe pengesa të shumta tek të dy palët.

Shpreh falënderimet të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të cilët morën një hap me vlerë të madhe drejt reformës administrative duke e miratuar rregulloren në fjalë’’ /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *