Me rastin e  vrasjes  se një  Nëne në  Kamenicë -Reagon  Prof, Amantina Pervizaj Kelmendi

A e vë ndokush dorën në zemër, a në mendje?

A ka ligj ky vend?!

A duhet që të jet fëmiu juaj viktimë për të reaguar!

Edhe sa gra duhet të masakrohen nga burrat e vet?!!!

Edhe sa fëmijë do të lihen bonjak nga vet baballarët e tyre?!!!

Edhe sa kohe duhet që drejtësia të ngrihet nga agonia e të reagoj?!!!

Gjaku duhet të jetë i helmuar,truri duhet të jetë i kalbun,e zemra e një kanibali, që të masakrohet Nana e fëmijëve tu… Nana e foshnjës tënde vetëm 1 muajshe!!!

As fe e as besim,as njerëzi,e aq më pak mendësi nuk jep dot skjarim në këtë akt makabër!

Po trajtohet femra ‘më zi’ se në mesjetë e ne flasim ‘broqkulla’ për standarde,barazi,kuotë,e besa edhe përparësi në raporte në letër!

Thërrisni mendjes e njerzisë,reagoni e merrni masa se vajza ime dhe e juaja do të jetë viktima e rradhës e skizofrenëve,të sëmurëve mendorë,kriminelëve, kretenëve të llojeve të ndryshme që i kemi dhënë hapësirë veprimi e besa ua kemi/keni dhuruar për bashkëshorte vajzat tona-që ‘nesër’ mund edhe të ia mbledhim  organet e shpërndara nëpër kontenier!

Turpi i mbuloftë e drejtësia hyjnore dhe ligjore i ndëshkoftë të gjith ata që mundën por neglizhuan!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: