Mëngjes me ngrica, gjatë ditës rriten temperaturat

                  Mëngjes me ngrica parashihet edhe ditën e martë. Më shumë intervale me diell në perëndim të vendit, e në lindje edhe vranësira gjatë ditës.Prishtina Weather njofton se temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4 e -2C, e ato maksimale prej 6C deri në 9C.Më shumë kthjellime në pjesën e dytë të javës dhe rritje të temperaturave maksimale edhe deri në 12C e 14C.