Mobilizohet Qeveria, Hoti paralajmëron mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave gjatë festave

0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, me të cilin kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.


Hoti ka thënë se pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19,  ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19

“Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kam kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkova të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit”, ka shkruar Hoti.

Për këtë takim ka shkruar edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj ka thënë se me kryeministrin Hoti janë dakorduar për vendimet për festat e fundvitit.

Zemaj ka thënë se, nga sot pjesë e aktiviteteve, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti covid.

“Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit.

Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet.

Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti covid”, ka shkruar Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *