PDK thërret seancë të jashtëzakonshme, konfirmojnë votën për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

0

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvend, shkruan Reporteri.


Nga kjo parti kanë bërë të ditur se do të iniciojnë  një seancë të jashtëzakonshme ku presin se do të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Sot kemi pasë një mbledhje të gjatë të partisë. Sot si kryesi kemi debatuar se si ta ndihmojmë vendin. Kemi kërkuar për muaj që të gjitha partitë të ulen dhe ta riadresojmë çështjen e rimëkëmbjes ekonomike, Kjo pako ka dështuar për muaj të tërë. Sot PDK do të inicojë seancë të jashtëzakonshme sa i përket Ligjit ku presim që edhe partitë tjera duhet ta votojnë ngase është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve”, u shpreh Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së.

Hoxhaj tha se seanca pritet të mbahet të premten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *