Mosmarrëveshje në aheng familjar në Prizren, një grua lëndohet me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në një aheng familjar në Prizren.Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në orën 19:50.“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave kosovar. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë thikë e cila ishte përdorë në rast nga të dyshuarit”, thuhet në raport, përcjell PrizrenPress.“Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi”.“Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata”. /