Mot dimëror në Kosovë, disa rrugë vështirë të kalueshme – Policia bën apel për kujdes

Ashtu siç është parashikuar, mot dimëror po ndodh në javën e parë të prillit, me ç’rast është formuar edhe shtresa e dëborës.Reshje të dendura bore ka pasur në Kosovë që nga mbrëmë, kjo ka bërë që rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme.Në Prishtinë gjendja e rrugëve është me borë, kjo është vënë re sidomos në lagjen “Kodra e Trimave”, te Xhamia e Llapit etj.Në fshatin Besi të Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, policia dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes para orës 07. Edhe në këtë magjistrale njoftohet se gjendja e rrugëve ka qenë vështirë e kalueshme për shkak të borës.Reshje të mëdha të borës mbrëmë kanë prekur edhe disa zona të komunës së Suharekës.Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet relevante të cilave u është bashkangjitur edhe i pari i komunës, Bali Muharremaj. “Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.