Thaçi: Më vie keq që s’do kemi mundësi të dëgjojmë dëshminë e Rugovës

                                Ish-presidenti i Kosovoës, Hashim Thaçi në seancë gjyqësore në Hagë ka thënë se i vie keq që s’do të jetë e mundur që të dëgjohen edhe dëshmire të personaliteteve që sot nuk jetojnë më, shkruan Reporteri.net.Këtu ai përmend ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugovën, më pas dhe dëshminë e Madeleine Albright, atë të Fehmi Aganit, Richard Hoolbroke.“Me vjen keq qe s’do te kemi mundesi t’i degjojme dëshmitë e Albright, Fehmi Aganit, presidentit rugova, Adem Demaçit. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë që kam thënë e bërë, gjatë asaj kohe të rëndësishme. Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata vendor dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajsine time”.“Gjatë ketij procesi ne do të udhetojme prapa në kohë tek ngjarja qe ka ndodhur 25 vite me parë. U kërkoj të gjithëve që të keni parasysh që mbamendja e 25 vite me parë është mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinionin. Spekulimet po shndërrohen ne fakt. Gjithashtu emocionet e mllefet politike nuk duhet te kuptohen si fakte ne këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa opinione të pasluftës të ekzagjëruara të aktereve të ndryshëm të luftës”./Reporteri.net/