Ndërron jetë në Slloveni Gani Saramati veprimtar dhe humanisti nga fshati Dobrushtë i Prizrenit
“Në moshën 82 vjeçare në Slloveni ndërroi jetë veprimtari, aktivisti dhe humanisti i dalluar i komunitetit tonë Gani Saramati
Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme pikëlloi pa masë njerëzit që e njihnin por edhe të gjithë komunitetin ne Slloveni si dhe në vendlindjen e tij.
Gani Saramati ka lindur në fshatin Dobrushtë komuna e Prizrenit
Ai emigroi në Slloveni në moshën 17 vjeçare
Vdekja e Gani Saramatit është një humbje e madhe për komunitetin dhe shoqërinë. Ai ka lan pas një trashëgimi të pasur humanitare dhe kontributi të vyer në fushën e gurbetqarëve.
po ashtu Kujtohet për angazhimin e tij në mbështetjen e të varfërve dhe në ndërtimin e urave midis kulturave.
Familja dhe miqtë do të mbajnë gjithmonë në zemër kujtimin e tij të ngazëllyer dhe përkushtimin ndaj një bote më të drejtë dhe solidare” , thuhet në njoftim..