Naim Murseli e pranon para hetuesve se ka porositur vrasjen e gruas

                       Naim Murseli e ka pranuar para hetuesve të Policisë së Kosovës se e ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Murseli te i dyshuari Granit Plava.Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.Ndryshe, dy të dyshuarit për vrasjen e ndodhur të mërkurën, i cili rast fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.Prokuroria Themelore në Prishtinë, më herët njoftoi se janë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit, si është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës penale.“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet më tej.Prokuroria njoftoi se në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar se Policia e Kosovës të premten fillimisht ka arritur ta identifikojë një të dyshuar tjetër për vrasjen e 30 vjeçares me shtetësi suedeze. G. Plava u arrestua në Cermajn të Gjakovës, në fshatin prej nga vjen edhe Naim Murseli dhe ku u varros sot viktima.Pas arrestimit, i dyshuari Plava ka rrëfyer në Polici se ekzekutimin e Liridona Murselit u porosit ta kryente nga burri i saj Naim Murseli, në këmbim të një pagese me para.Gruaja 30 vjeçare u vra të mërkurën në një fshat në periferi të Prishtinës, derisa sipas dëshmisë së parë të burrit të saj – tashmë i arrestuar si i dyshuar – gjoja ekzekutuesit ishin dy grabitës që e ndalen veturën me të cilën po lëviznin çifti dhe dy fëmijët e tyre.Liridona Murseli u varros sot në fshatin Cermjan të Gjakovës. Në varrimin e saj mori pjesë edhe i dyshuari Naim Murseli, i cili si bashkëshort i viktimës pranoi ngushëllimet e pjesëmarrësve në ceremoninë mortore.