Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e dielës në fshatin Zajm në hyrje të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë katër vetura.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, Gashi thotë se edhe tre persona kanë pësuar lëndime.

“Një aksident trafiku ka ndodhë në afërsi të fshatit Zajm në Klinë, magjistalja Prishtinë-Pejë. Katër vetura kanë qenë të përfshira. Tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtët janë nisur në drejtim të spitalit rajonal të Pejës për trajtim”, deklaroi tutje Gashi.