Një i vdekur nga coronavirusi dhe 70 raste të reja në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,941 teste të kryera, 70 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 persona.Numri total i rasteve aktive është 366.Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *