Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

0

Prishtina Weather bën të ditur se gjatë ditëve në vijim do të kemi mot stabil derisa prej të dielës do të kemi ngritje të temperaturave.Ditëve në vijim mot stabil, kryesisht me diell, e orëve të pasdites edhe me vranësira. Temperaturat më afër vlerave mesatare. Nga e diela më nxehtë.21.07.2021 – Periudha e motit jostabil që patëm ditëve të fundjavës, por edhe këtyre dy ditëve të para të javës, përfundoj. Para kemi mot më të qëndrueshëm, që do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura. Në aspektin termik temperaturat do të jenë më afër vlerave mesatare, e tek nga dita e diel, i nxehti afrikan fillon sërish të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare.Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.22.07 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë, në mëngjes më freskët. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, e në mbrëmje sërish kthjellime.

23.07 – Kryesisht me diell e orëve të pasdites edhe me zhvillime të vranësirave lokale.

24.07 – Kryesisht me diell, e pasdite me vranësira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.– Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C. Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielën shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *