Policia me aksion kundër kontrabandës në 20 lokacione të ndryshme

0

                   Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në nivel vendi, në luftimin e kontrabandës, shkruan Gazeta Sinjali. Policia ka njoftuar se ky operacion ka filluar sot në herët e hershme të mëngjesit në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtina, Peja, Mitrovica e jugut dhe ajo e veriut.Tutje policia ka njoftuar se në këtë operacion që është ende duke u zhvilluar janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj. Kurse si rezultati i këtyre hetimeve deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale. “Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale”, shkruhet në njoftimin e Policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *