Presidenti Thaçi del kundër protestuesve, mbështet ndërtimin e xhamisë në Prishtinë

Kosovo's foreign minister and former premier Hashim Thaci speaks during an interview with AFP in Pristina on February 3, 2016. Thaci told AFP he received a death threat purportedly from the leader of the Islamic State organisation over his opposition to the extremist group. / AFP / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)
anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë.
Kosova është shembulli më i mirë, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, shekuj me radhë.
Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern.
Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! HTH