Prizreni – qyteti i kampionëve, po vazhdon me sukseset e sportistëve.  

                                  Kryetari Shaqir Totaj priti sot basketbollistet e KBF Bashkimi që fituan Kupën e Kosovës në basketboll që edhe një herë sollën frymën e punës ekipore te e cila asnjëherë nuk mungojnë rezultatet. Kryetari Totaj i falënderoi të gjithë akterët e këtij suksesi që Prizrenin po e ngrisin në nivele të larta sportive dhe jo vetëm. Kjo është Kupa e gjashtë e Kosovës të cilën e fitoi ekipi e femrave nga Prizreni.Kryetari Shaqir Totaj ritheksoi se Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet e veta ka krijimin e infrastrukturës për sportistët dhe mbështetjen e tyre me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.