Publikohet një bisedë e Thaçit me Bill Clinton pas çlirimit të Kosovës

Presidenti amerikan, Bill Clinton më 20 qershor të vitit 1999 kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin pasi ishte arritur marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë bisedë, Clinton e kishte falënderuar Thaçin për nënshkrimin e marrëveshjes, derisa Thaçi në trasnskript i ka thënë se një gjë e të tillë e ka bërë për shkak të punës drejt paqes dhe krijimit të stabilitetit në Kosovë dhe rajon.Gjithashtu në telefonatën e zhvilluar në qershorin e 1999, Clinton ka theksuar se qëndrimi i Thaçit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteve është shumë i rëndësishëm. Këtë transkript e ka publikuar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, në kohën kur tashmë po zhvillohet procesi i gjykimit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-bashkëluftëtarëve të tjerë.