Thaçi në Speciale: Sakrifica ia vlejti, Kosovës ia hoqëm renë e zezë – bota e kuptoi se s’pati trafikim organesh

                 Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancë gjyqësore që po mbahet në Hagë, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e Prokurorisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.Thaçi tha se ndjen keqardhje për viktimat e luftës, teksa nënvizoi se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet nga një padrejtësi tjetër.Ish-presidenti i Kosovës tha në gjykatë se është i gatshëm të përballet edhe me këtë sfidë dhe pret të ketë sukses për familjen e vendin e tij. Thaçi ndër të tjera u shpreh i lumtur për faktin se ky proces, siç tha ai dëshmoi se nuk ka pasur trafikim organesh e as “shtëpi të verdhë” dhe se siç tha ai “Kosovës tashmë i është hequr reja e zezë”, të cilën ia kishte vënë raporti i Dick Martyt.“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, tha Thaçi. /Reporteri.net/