Rezerva për mënyrën e politikbërjës së Kurtit- KOSOVA ËSHTË NJË SHTET MJAFTË I BRISHTË, I PANJOHUR NGA GATI GJYSMA E BOTËS PËR TË BËRË EKSPERIMENTE ALBIN KURTI-Shkruan:Ag Shala

0

Është moment delikat për Kosovën, e cila është në një udhëkryq të finalizimit të shtetësisë për eksperimentimet dhe “lojërat” e papërgjegjshme të politikbërjes albiniane! Fillimisht, dua të ju them se në mjegullnajën e spektrit partiak në Kosovë vështirë të gjesh ndonjë subjekt që dallon shumë apo që ofron ndonjë zgjidhje spektakulare për problemet e shumta të trashëguar nga shekujt e robërisë…Vlerësoj se as Kurti dallon diçka,bile ai është duke luajtur me ndjenjat e të rinjëve dhe shtresave të pakënaqura,si dhe pakënaqësive nuk po ju ofron zgjidhje…Të gjithë votuesit e rinj (të cilët për here të pare janë para kutive të votimit) dhe të gjithë të pakënaqurit me politikbërjet e deritashme ndodhën para një hezitimi të theksuar – deri në dëshpërim edhe me politikbërjen e deritashme tepër eksperimentale dhe të paqëndrueshme të A.Kurtit. Athua është zgjedhja dhe zgjidhja politike për Kosovën zgjedhja e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës?! Ky hezitim dhe këto rezerva kryesisht lidhen me mënyrën sesi ka bërë politikë deri më tash Kurti, për të cilin dikush mendon se nuk e provuam?! E si provohet ndryshe ,VV qeverisi me Prizrenin, Prishtinën, Mitrovicën e Dardanen (Kamenicën) në pushtetin e nivelit lokal (me plot skandale e aktakuza) dhe nja 50 ditë në nivelin qendror… Albini, jo veç me votuesit e tij e me qytetarët e Republikës së Kosovës,por edhe me bashkësinë ndërkombëtare deri tani nuk ka treguar ndonjë seriozitet të veçantë…Për 15 vjet të qe nga dalja në skenë politike fillimisht si lëvizje,madje duke u konvertuar në parti politike nga mohimi i Rambujesë,yryshit për bashkim kombëtar e për mohim të pakos së Ahtisarit e të simboleve të tij, duke luajtur me ndjenjat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë politike për gjakimin e bashkimit kombëtar e përplot marifete ëndërrimtare ishte venë në mashtrime e hipnotizim ,sidomos të atyre që kanë lindur pas luftës çlirimtare…Albini një kritizer i pamëshirshëm i çdo veprimi dhe çdo arritje të deritashme , kinse “luftëtar” I pa kompromis Brenda VV-së, dhe I pakursyer edhe ndaj shteteve aleate çlirimtare të Kosovës!

Politikbërja e Kurtit ka qenë sikur Kosova të ishte Anglia , Franca apo Gjermania e jo një shtet mjaft i brishtë, i panjohur nga gjysma e botës ndërmjet të cilëve edhe 5 shtete të Bashkimit Evropian dhe nga dy shtetet superfuqi me të drejtë të vetos në KS të OKB-së( Kina dhe Rusia). Politikbërja agresive në rrugë e në Kuvendin e Kosovës dhe me personelin e ambasadave të shteteve mike, gjuajtja e ndërtesës së Parlamentit dhe vrasjet e panevojshme të rinjve në protesta e mohimi I arritjeve të prekshme e të dukshme(natyrisht me shumë gabime e me shumë papërgjegjësi individuale gjatë rrugëtimit) , sollën Republikën e Kosovës – një shtet i ri në “teftik”(në zgrip )të ekzistencës ! Kosova me një popullsi multietnike dhe me zona të tëra jashtë kontrollit shtetëror (si Mitrovica apo komunat serbe në veri të Kosovës)…Sjelljet e politik të “Kantit” të Kosovës,këtij paranojaku siç do ta quante vetë Konjufca dhe ata që ja kthyen shpinën për shkak të sjelljeve të tij ekstremist diktatoriale ndihmuan drejtpërdrejt që Serbia të konsolidojë pozitat e saj ndërkombëtare duke shfrytëzuar viktimizimin nga sulmet e NATO-s dhe kriminalizimin e luftës së UÇK-së përmes Gjykatës Speciale – një krijesë e lobit serb me Rusinë dhe në kompromis me amerikanët .

“Politikbërja” e Kurtit edhe tek fuqitë aleate të Kosovës kanë sforcuar dilemën : “A ia ka qenë e duhur ndërmarrja e sulmeve ajrore me çmim tepër të lartë gjeopolitik dhe ekonomik për një popull ngatërrestarë, jotolerantë, mosmirënjohës, të korruptuar, kokëfortë e mbi të gjitha, si dhe me shumicë myslimane dhe me orientime radikale fundamentaliste islamike?!”

NJIH VETVETËN: TË KËRKOSH TË DREJTËN PËR VETVENDOSJE DHE SHTETFORMIM DUHET TË NJOHËSH KUSH JE, SA I FORTË JE DHE SA MUND T U SHKOSH DERI NË FUND IDEVE TUAJA…?!

Është realist fakti se Kosova është interes suprem amerikan,por nuk guxojmë të sillemi ndaj miqve si fëmijë të lazdruar! Sikur SHBA dhe Perëndimi e kanë për detyrim ta mbrojnë!Këtij “filozofit” e “të mençurit “të VV-së po I sjellim në dijeni parimin e lashtë të thënë nga Sokrati: “Njih vetveten!” Para se të kërkosh të drejtën për vetëvendosje dhe të këmbëngulësh në të drejtat e tua shtetformuese duhet të njohësh se kush je, sa i fortë je dhe sa e mundshme është të shkosh deri në fund të ideve tua. Ti Albin, një pseudopolitikan i një vendi të vogël njihe në Histori do të mbetesh si një refuzues I pranimit të uniformës së ushtarit të lirisë dhe refuzues I armës së lirisë, si një politikan me mjaftë dilema që I ke bërë dhe po I bën shumë dëme shtetit të ri të Kosovës dhe të ardhmes së tij! Dihet se politika është “arti i të mundshmes” dhe jo kapja pas parimeve të ngurta apo të drejtës absolute. Në një botë globale e kapitalizmit të egër nuk ka kurrfarë rëndësie edhe nëse Enver Hoxha apo Che Guevara është Kryeministër i Kosovës…Andaj, lë dokrrat e mashtrimet e të rinjve por kapu për politikat e shtetbërjes,aty ku ka mbete:për një mëkëmbje ekonomike,për një arsim cilësor,për një shëndetësi më efikase, për zhvillimin e bujqësisë e të minierave,për një kulturë të duhur dhe për një qeverisje stabile!

Mos vono shtetndërtimin!

Vërtet; Kosova duhet t;ë ndjej; frikë nga zgjedhja eventuale e Albin Kurtit Kryeministër të Kosovës.

Besoj se kështu mendon edhe Presidenti i ri i SHBA-ve…

Lëreni ëndrrat utopike!

Lërini gënjeshtrat e mashtrimet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *