Rrahja monstruoze e të moshuarës në Pejë, suspendohet Pelaj dhe tre infermieret e tjera që zgërdhiheshin 

                             Infermierja Aurona Pelaj, që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në Pejë bashkë me tre të tjerat që u panë duke u zgërdhirë me këtë akt monstruoz të dhunës, janë suspenduar nga puna.Kështu ka njoftuar vetë shtëpia e të moshuarve “Orenda” në Pejë, ku edhe ndodhi akti i dhunës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.Në dokumentin e publikuar, bëhet me dije se Pelaj është suspenduar për “sjellje të pahijshme” derisa tri të tjerat për faktin se nuk e kanë lajmëruar rastin te përgjegjësi.Po ashtu thuhet se masa të tjera ndaj tyre do të ndërmirren pas procedurave hetimore të policisë. /Reporteri.net/.