Vdes tragjikisht një grua në Komoran, u godit nga vetura 

                           Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:20 në Komoran, tek lokacioni i quajtur “Kroi i Mbretit”.Nga Policia e Kosovës kanë thënë se një këmbësore aty është goditur nga vetura.Për pasojë, viktima ka vdekur. “Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete.