Vështrim mbi librin me poezi “Syrin e bëj planet” të poetes Migel Flor. /Shkruan;Shyrete DEMAJ,shkrimtare.

                 Në këtë përmbledhje poetike, poezia vjen si një nevojë shprehje e ndjenjës dhe mendimit të thellë filozofik.

Kjo poezi e ka burimin në thellësi shpirti si në thellësitë e ujërave të Syrit të Kaltër sarandiot, si thellësitë e detit Jon dhe si kaltërsitë e qiellit Çam ku dhe ka rrënjët poetja.

Syrin e bëj planet, që në titull autorja kërkon të shpalosë në një dimension të pakufishëm universin e shpirtit të saj, botkuptimin e gjerë dhe të hapur për dashurinë, jetën, plagët, trashëgiminë çame prej nga ajo vjen.

Me një vargëzim herë të regullt e herë jo, me një figuracion të ylbertë dhe një gjuhë të pasur, autorja sjell tematika të ndryshme të realitetit që jetojmë. Fantastikja në poezi është në funksion të tematikës dhe të mesazhit që përcjell. Poezitë e Migel Flor janë poezi sa të fuqishme aq edhe të ndjera që sjellin emocion të jashtëzakonshëm tek lexuesi.

Elementet e thjeshta por që përthithen këndshëm tek lexuesi janë ndër veçoritë e poetes.

Ajo nuk kërkon të përsosurën por kërkon të bukurën, njerëzoren në të papërsosurën dhe thjeshtësinë, në natyrshmërinë e të përcjellurit poezinë tek lexuesi.

Poetja në poezinë “Syrin e bëj planet” nëpërmjet figuracionit të mataforave të fuqishme shprehet;

-“Trishtimi më bëhet vello

dhe lutet

jo për ndihmë

jo për mëshirë

por që shpirti i prillit

të mësojë të lumturohet..”

Që në strofën e parë, shpërfaq fuqinë e mendimit, të meditimit dhe jep mesazhin e misionit të poetes, të transformojë trishtimin në lutje për paqe dhe dashuri “të lumturojë prillin” një metaforë e bukur ku të lumturojë prillin është të lumturojë kohën, natyrën njerëzore me vargjet e saj.

“Jo më kot,

kaherë poetët i krahasuan

me Safot e kohës moderne

në lirika marramendëse

ndjejmë dridhjen e përjetshme…”

Ndjeshmëria e tejskajshme që duhet të karakterizojë poetin dhe që është burim i poezisë së vërtetë është pika më e fortë e poetes Migel Flor.

Ajo shpërndan dritë dashurie dhe dhembshurie me vargjet…

“ Dhembshurorë poetë

dhuroni shpirtit njerëzor ikonëza poetike,

mjaltë zogu e qumësht blete

siç sillnin epirotët e Dodona.”

Mesazh i fuqishëm për poetët vijnë në vargjet;

-Udha juaj o diej poetë

është krenari e poezisë shqipe

Futuni në fletët e zemrës sime

DHe mbillni…”

Një mesazh hyjnor ky për poetët sinjerëzit e bekuar të hyjit me dhuntinë e të shkruarit poezi.

Përfundimisht libri “Syrin e bëj planet” i poetes Migel Flor është një margaritar shpirti që duhet lexuar.

Urime dhe suksese të pafund poetes së dritës Migel Flor.

Demaj Shyrete /QendraPress/