Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”.Fermeri Islamaj falë punës së palodhshme dhe mbështetjes nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po arrin rezultate të shkëlqyera në kultivimin e boronicave dhe dredhëzave.“Shembujt si Iseni dëshmojnë potencialin e madh që ka bujqësia në Komunën e Prizrenit dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të fermerëve tanë punëtorë”, tha Totaj.