Vuçiq!: Koha që mund ti përcaktojmë Kufijt me Shqiptarët! Mund të na kërkojnë edhe Nishin!

0

                               Argumentimi i preferuar i Vuçiqit është se Serbia ose duhet tani t’i përcaktojë kufijtë me shqiptarët, ose shqiptarët përmes natalitetit dhe blerjes së tokave brenda disa dekadash do të mbërrijnë deri në Vranje dhe Nish.Presidenti i Serbisë Vuçiq foli për herë të parë për mundësinë e “përkufzimit” me shqitparët. Në Beograd nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë kjo në të vërtetë. Shumë e kundrështojnë idenë. Flitet edhe për referendum.

Bota e gazetave bulevardeske në Serbi ishte në rregull deri në fillimin të javës së kaluar. Lajme për thashethemet e prominentëve, pak nxitje dhe ur rejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, pak ndaj kroatëve dhe opozitës në Serbi – business as usual. Por të enjten e kaluar gjërat ndryshuan: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – të cilin shumëkush e konsideron edhe kryeredaktor të të gjitha mediave të rëndësishme – përdori për herë të parë fjalën mgajike “prëkufzim” me shqiptarët. Ishte kjo hera e parë që autokrati serb hedh në lojë edhe mundësinë e njohjes së asaj që në Serbi quhet “provinca jugore e Serbisë”.

Ndonëse fjala “prëkufzim“ nuk është shpjeguar deri në fund, shumëkush beson se e di se çfarë mendon Vuçiqi. Serbia do të duhej të merrte pjesën veriore të Kosovës, të banuar pothuajsve vetëm nga serbët, ndoshta si shkëmbim me komunat e banuara me shumicë shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc. Makineria mediatike e afërt me regjimin e Vuçiqit tani është në dilemë: Si t’ua shpjegojë serbëve se kjo është një zgjidhje e mirë?!

Argumentimi i preferuar i Vuçiqit është se Serbia ose duhet tani t’i përcaktojë kufijtë me shqiptarët, ose shqiptarët përmes natalitetit dhe blerjes së tokave brenda disa dekadash do të mbërrijnë deri në Vranje dhe Nish./Faktepress/ përcjellë nga/qendrpress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *