Dega e PDK-së flasin për keqeverisjen komunale në konferencë për media

0

Në konferencën e  sotme  ku ishte  kryetari Shaqir Totaj dhe  kuvendarja Antigona Bytyçi sot   kanë takuar mediat dhe  kanë  paraqitur  pjesë nga  keqqeverisja siq kanë thënë e  komunës së  Prizrenitr  Totaj tha se  n e si PDK në Prizren: në vazhdimësi po i përcjellim zhvillimet në DKA dhe sot do të flasim për dy raste tipike të keq-qeverisjes në Prizren! Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka krijuar platformën E-Mësimi, si platformë digjitale për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, për përmbushjen e rezultateve të të nxënit sipas planifikimit të MASH. Gjithashtu, sipas rekomandimeve të MASH, RTK si televizion publik, transmeton mësimin online për të gjithë nxënësit e komunave të Republikës së Kosovës.

Platforma E-Mësimi është në përputhje me udhëzimet e MASH për vitin shkollor 2020/2021 në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe është funksionale dhe efikase për të gjitha komunat e Kosovës.Kurse  kvendarja  Bytyçi  me kët rast ka paraqitur shqetësim rastine  çedhes publike

“11 Marsi” në Prizren!

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, duke manipuluar me qytetarët dhe fëmijët e komunës, me datë: 22.07.2020 ka hapur konkursin nr: 2792/20 për institucionin publik parashkollor në lagjen ’’11 Marsi’’ në Prizren. Kjo çerdhe akoma nuk është funksionale edhe pse anëtarët e stafit të brendshëm janë pranuar në punë si në vijim:eduatre e dhe satf tjetër Imponohet pyetja se pse nuk po fillon punën kjo çerdhe publike edhe pse ka pasur për të filluar në shtator 2020. Është një shembull i keqqeverisjes, ngase Komuna e Prizrenit nuk e ka planifikuar fare dhe nuk ka marrë pëlqim nga MASH, për kod buxhetor për stafin e çerdhes.

24 vendet e punës nuk kanë qenë të planifikuara dhe kjo po paraqet vështirësi në nënshkrimin e kontratave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka krijuar platformën E-Mësimi, si platformë digjitale për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, për përmbushjen e rezultateve të të nxënit sipas planifikimit të MASH. Gjithashtu, sipas rekomandimeve të MASH, RTK si televizion publik, transmeton mësimin online për të gjithë nxënësit e komunave të Republikës së Kosovës.

Platforma E-Mësimi është në përputhje me udhëzimet e MASH për vitin shkollor 2020/2021 në kushtet e pandemisë Covid-19 dhe është funksionale dhe efikase për të gjitha komunat e Kosovës. Ndërsa, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, paska bërë një platformë tjetër EDUPrizren.com, ku ky projekt paska kushtuar diku mbi 100 mijë euro.

Shtrohen pyetjet si në vijim:

• Sa do të jetë i nevojshëm ky projekt për realizimin e rezultateve?

• A janë bërë hulumtime që argumentojnë arsyeshmërinë e kësaj platforme?

• Për projektin në fjalë a janë marrë propozimet e komunitetit arsimor në Prizren?

• A është marrë pëlqimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ngase ky projekt mundet me qenë në kundërshtim me Platformën E-Mësimi të Ministrisë së Arsimit.

• DKA në Prizren, a ka planifikuar mjete buxhetore për këtë platformë?

• A kanë shkollat infrastrukturë të pranueshme për këtë platformë?

Mos ndoshta ishte më e arsyeshme që këto mjete të investohen në infrastrukturën e teknologjisë nëpër shkolla, ku është esenciale për zhvillimin e mësimit online (nga distanca), ku ka shumë platforma online pa pagesë dhe vetëm me disa trajnime, këto platforma mund të gjenin zbatim në mësimdhënie (një platformë e tillë është edhe google classroom që tani po përdoret edhe nga Universiteti i Prishtinës, ku ka edhe shumë pjesë tjera integruese si psh: google chat, google meet etj).

Tenderin për këtë platformë e ka fituar Besim Dida, i cili siç shihet në fotot e profilit të tij në facebook, është militant i Lëvizjes Vetëvendosje.

A thua vallë ky na qenka depolitizim i arsimit?

A na qenka kjo parolla e famshme e VV-së se “me Mytën do ta mbysim korrupsionin”?

Prandaj, ne si parti, nuk e përjashtojmë mundësinë që përmes kallëzimit penal, të iniciojmë dhe të kërkojmë nga organet e drejtësisë, që të hetohet ky manipulim dhe keqpërdorim i buxhetit të komunës dhe ky shpenzim joracional i taksave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *