Mujë Krasniqi,Heroi i Kosovës figura më emblematike e UÇK-së

0

Mujë Krasniqi i njohur si Komandant Kapuçi lindi më 6 qershor të vitit 1967 në fshatin ÇabiqKlinës dhe më 14 dhjetor 1998 ra dëshmorë heroikisht bashkë me 36 luftëtarët e tij në kufirin shqiptaro-shqiptar pas një prite nga forcat policore serbe,[2] Ai ishte komandant i brigadës 113 të zonës operative të Drenicës po ashtu Krasniqi ka qenë pjesëmarrës në daljen publike të UÇK-së në fshatin LlaushëDrenasit ku në varrimin e mësuesit Halit Geci të vrarë nga forcat serbe Mujë Krasniqi bashkë me Rexhep Selimin dhe Daut Haradinaj me 28 nëntor 1997 bënë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muje Krasniqi shquhej për guximin, trimërinë e tij në fushat e betejave që zhvillojë UÇK-ja kundër forcave serbe dhe në shumicën e rasteve ka udhëhequr njësitin e tij në ofensivat e UÇK-së në zonën operative të Drenicës dhe në disa raste edhe në zonën e Dukagjinit.

Fëmijëria dhe edukimi i hershme

Muje Krasniqi ka lindur në fshatin Çabiq komuna e Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujëmirë të Klinës. Ai ishte një nga 11 fëmijët e prindërve të tij prej të cilëve ky dhe vëllai i tij Aliu ranë dëshmore. Gjatë fëmijërisë së tij ai kishte mik edhe Beqir Gashin i cili ishte rapsod dhe dëshmor i luftës së Kosovës. Shkollën e mesme Muja e kreu ne shkollën e mesme Luigj Gurakuqi ne Kijeve te Klines ku njohu edhe profesoreshën e muzikës Xheve Lladrovci e cila njëkohësisht ishte dhe bashkëshortja e komandantit Fehmi Lladrovci e cila e motivoi Mujen qe tij bashkëngjitej grupeve te atëhershme ilegale për lirinë atdheut, kujton Brahim Gashi mik i afer i Muje Krasniqit. Muja se bashku me mikun e tij Brahim Gashin dhe me Sylejman Selimin e me Rexhep Selimin morren pjese ne demonstratat e vitit 1989 ku pastaj forcat jugosllave-serbe u ranë ne gjurme.

SINTEZA E ARTIT ME ESENCËN E HEROIKES

(Figura e Mujë Krasniqit në krijimtarinë artistike)

Mujë Krasniqi ishte edhe vetë rapsod. Ai i frymëzonte bashkëluftëtarët për t’u hedhur në zjarrin e luftës. Ai këndonte në zjarrin e luftës Adem e Hamëz Jasharit, Luan Haradinajt, për komandantët Fehmi Lladrovci e Abedin Rexhës, Besnik Restelicës. Atë e shoqëronin vëllai Aliun, Beqir Gashi e bashkëluftëtarë tjerë. Porse ai vetë, me dëshmorë të tjerë, hyri në këngë, në histori e në artet tona. Si ta bësh sintezën e përvojës historike dhe sintezën e përvojës krijuese në vetë aktin artistik? Si t’i ngërthesh brenda vargut esencën e heroikes e të luftës çlirimtare në ato çaste të rralla meditimi e vetmie të vjedhur, kur përreth gjëmojnë armët; kur në çdo hap je i rrethuar prej vdekjes; kur hapësirat e ekzistimit janë ngushtuar e ngushtuar rrëqethshëm?

Aktivitet e para

Muja qyshe ne vitin 1990 ishte shënjestër i milicisë serbe dhe shërbimit UDBA për aktivitete supersive dhe ilegale kundër Jugosllavisë, kur edhe ishte arrestuar dhe torturuar nga policia serbe. Po ashtu edhe familjarët e tij ishin te përndjekur nga policia e cila familjen Krasniqi e quante familje terroriste. Ne vitin 1991, Muje Krasnqi plagoset ne Prekaz, pasi ishte në vizitë tek daja i tij. Luftëtari Vesel Selimi e morri nën përkujdese deri sa u shërua. Ne vitin 1992 se bashku me dajorët e tij Rexhep e Sylejman Selimi morren ne mbrojte fshatin Ujëmirë të Klinës dhe ju bashkuan Jasharajve ne luftën për liri.

Pjesëmarrja ne UÇK 1995-1998

Komandant i Brigades 113

Vdekja dhe Renia heroike

Në mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut. Më 21 dhjetor të vitit 1998, ata u varrosën në PolacDrenicës, me nderime ushtarake. Në nderim të veprës së, Mujë Krasniqit, në Çabiq në vendlindjen e tij bëhet hapja e Festivalit folklorik “I këndojmë Lirisë” pastaj ne Klinë 3 ditë radhazi me 6,7,8 qershor , kurse në fushën e sportit mbahet turne tradicional i boksit “Memoriali Mujë Krasniqi – Kapuçi”Figura e Heroi Mujë Krasniqi  është  figura më emblematikë e lirisë së  Kosovës, Ai  ishte i paepur  për liri, Ishte folkloristë e atdhetar i  pa harruar  kurr/qendrapress.com./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *