Zemaj: Ka ilaçe për Covid, le të lajmërohen pacientët që spitalet iu kërkojnë t’i blejnë

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se Kosova është në mesin e 92 vendeve që do të marrin vaksinën anti-Covid për 20 për qind të popullsisë.

Pjesën tjetër, Zemaj thotë se shteti do ta blejë vetë.

I pari i Shëndetësisë ka deklaruar se pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët janë të hospitalizuar në ShSKUK, ju sigurohen të gjitha ilaçet, përveç barit Rendesivir, për të cilin thotë se do të sigurohet.

“Çdo pacient që është i infektuar me Coivd-19 dhe është i Hopsitalizuar në ShSKUK, me përjashtim të barit Rendesivir ( i cili edhe ky do të sigurohet ), çdo gjë tjetër iu vihet në dispozicion. Favipiravir-in e kemi të siguruar për pacientët tash e një kohë, 22 mijë copa. Kushdo që nuk arrin ta marrë këtë tabletë nga spitalet dhe i kërkohet që ta blejë, le të lajmërojnë kudo që e vlerëson”, ka deklaruar Zemaj për Express.

Ai ka folur edhe për masat që do të merren për festat e fundvitit.

Ai deklaron se për momentin, do të mbesin në fuqi masat që janë marrë në nëntor.

Thotë se është herët të dihet si do të veprohet në mënyrë specifike me cilin sektor për fundvit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *