Kryetari Haskuka dhe drejtoresha Vezgishi premtuan se në Krushë të vogël do të ngritët një shkollë e re
Pasiqë dihet se lufta e Kosovës ka lënë pasoja të shumta , por fshati Krushë e vogël në krahasim me numrin banorëve është fshati që më së shumti ka pësuar. Kryetari Haskuka dhe drejtoresha Vezgishi, sot,kanë shkuar me drejtoreshën Shpresa Shehu, dhe me kolektivin e kësaj shkolle nga afër kanë marrë shqetësimet që ka kjo shkollë, Kryetari Haskuka tha se pa që kemi pa se këtu ka nevojë të kemi një shkollë të re dhe kjo tashmë është nevojë ne nga afër pamë klasat dhe vendin se ku mundë të ngritët shkolla e re.
Drejtoresha Vezgishi, pohoi se ne vitin që vije besojmë se këtu do të ngrisim një objekt të ri shkollor për nevojat e këtyre banorëve sepse shkolla aktuale tashmë është i vogël për numrin këtyre nxënësve,tha ajo. Drejtoresha Shpresa Shehu, me këtë rast ka falënderuar gatishmërinë e kryetarit dhe të drejtoreshës që në Krushë të vogël të ndërtohet një shkollë e re, Secili fshat ka nevojë për shkollë, por besojë se Krushës së vogël është e veçantë në këtë drejtim tha ajo. Ajo tha se beson se premtim i i kryetarit Haskuka do ti gëzojë fëmijët e Krushës së vogël.Fshati Krushë e vogël ka nevojë për një shkollë me nëntë klasa dhe kabinete përkatëse u tha nga takimi i përbashkët e ku ishin edhe ekspertë DKA së Prizrenit