Sa i shëndetshëm është qumështi dhe cili qumësht në Kosovë preferohet për humbje të peshës?

0

Disa e konsiderojnë qumështin si një ushqim kryesor natyror që njerëzit duhet të pinë çdo ditë dhe është pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme.

Qumështi na siguron energji në formën e sheqerit dhe yndyrës, ai është i pasur me proteina, materiali më i rëndësishëm ndërtues për të gjitha qelizat e trupit, si dhe vitamina e minerale të shumta për të cilat organizmi ynë ka shumë nevojë si: kalcium, yndyra, proteina, vitamina D, vitamina B12, riboflavina, niacina, zinku etj.

Përveç shijes dhe kombinimit me shumë produkte tjera, a e keni menduar se sa shumë dobi ka qumështi për organizmin tonë?

Për shkak të vetive të tij ushqyese këshillohet që të konsumohet çdo ditë dhe konsiderohet si një vakt i plotë. Ai ndihmon në parandalimin e sëmundjeve si hipertensioni, prishja e dhëmbëve, dehidrimi, problemet e frymëmarrjes, osteoporoza dhe po ashtu ndihmon në kontrollimin e dëshirës për ushqim gjë e cila ndikon n’ zvogëlimin e obezitetit.

Përmes një hulumtimi është vërtetuar se qumështi me nivel të ulët të yndyrës dhe prodhimet e qumështit përshpejtojnë humbjen në peshë, sepse kalciumi nxit qelizat në shkrirjen e yndyrave dhe për këtë është ideal qumështi Coop me 0.2% yndyrë.

Për një jetë të shëndetshme, ju rekomandojmë qumështin Coop me 6.4% dhe 2.9% yndyrë, është një pije ideale për ta konsumuar në baza ditore. Karakteristikë e tij është mënyra e paketimit në kushte aseptike e cila mundëson që qumështi të zgjasë më gjatë që të na dhuroj shijen e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *