Vjosa Osmani: Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert, prandaj po formoj parti tjetër
Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, ka folur edhe një herë për iniciativën e re të cilën po mendon ta themelojë dhe udhëheq. E gjithë kjo thotë se po ndodh për shkak se në LDK iu mbyll dera.
“Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert”, thotë Osmani.
“LDK më ka mbyllur derën dhe ky opsion nuk ekziston dhe e kam krijuar opsionin e tretë”, tha ajo kur u pyet nëse do të donte të udhëhiqte LDK’në, VV’në. Ajo përmendi ‘opsionin e tretë’ si iniciativën që po themelon.
“Do ta ndërtojmë dhe do ta bëjmë më të fuqishme me shumë njerëz me integritet”, tha Osmani.