Një rrëfim i pa treguar më par.-Shkruan;Skënder Morina

0

Patëm shkuar në odën e mixhës Mahmut Hajdari në katundin Krushë e Vogël unë dhe miku im Qazim Thaqi , për t’i kërkuar këtij plaku të urtë dhe atdhetar të na ndihmoj për pajtimin e një ngatërrese në katundin tonë Landovicë .

Plaku i mençur, i urtë dhe atdhetar para se të kërkoj nga familjarët të na qesin nga një kafe, na u drejtua duke na pyetur:Kush jemi të kujt jemi dhe kush na ka dërguar në këtë mision?

Ne ju prezantuam se kush jemi dhe i treguam se askush s’na kishte dërguar por e ndjenim obligim për të bërë një gjë të tillë sepse po ofrohen kohë të liga e pushkët duhet bërë bashkë kundra armikut të përbashkët dhe jo të vritemi mes vete.

Arsyen e pyetjes se kush na kishte dërguar unë dhe miku imë Qazim Thaçi

e kuptuam më pastaj kur plaku na tha se gjaku dhe ngatërresa nuk pajtohet e falet me interes dhe për para prandaj u kuptova se e keni për të mirën e vendit dhe të rinisë shqiptare dhe unë do të bëj çmos që kjo ngatërresë të merr fund.

Ne u gëzuam shumë me premtimin e plakut atdhetar e të mençur Mahmut Hajdari i cili na ofroj kafe e u bë krahu i së mirës për pajtim.

Dolëm nga konaku e unë u nisa në këmbë për në katundin Gexhe ku punonte djali bashkë me nipin në rregullim të odave me Llamperi. Gjysmën e rrugës e bëra në këmbë ndërsa gjysmën tjetër me një rimorkio traktori nga qafa e Gradishit deri në katundin Gexhe, ndërsa në anën tjetër u nis miku imë Qazimi, për të ofruar punët në katundin tonë me fjalën e dhënë të mixhës Mahmut.

Unë me ndihmën e ca banorëve të Gexhes e gjeta odën ku punonte djali i bacës Mahmut dhe u ula e ua tregova arsyen time pse kisha ardhur të bisedoj me ta.

Mbështetjen dhe falënderimin për angazhimin timë dhe shokut tim e mora nga ta dhe u ktheva deri në Landovicë për t’i treguar mikut tim se pajtimi mundë të ndodhë dhe ashtu u bë

Në kohë lufte të dy familjet dikur të ngatërruara për hiq gjë u bënë pjesë e luftës dhe tytat e pushkëve ja kthyen armikut të përbashkët në ndërkohë që mbronin njëri tjetrin dhe luftonin për lirinë e përbashkët. Njëri nga personazhet e këtij rrëfimi është dëshmorë i kombit.

Lavdi dëshmorëve të kombit shqiptar të rën për lirinë e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë.

Ne të gjithë pavarësisht dallimeve politike jemi vëllezër ndërsa kemi vetëm një armik të përbashkët Serbinë kriminale që bëri masakra dhe gjenocidin mbi shqiptarët si komb./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *