Totaj thotë;Qeverisja lokale me një mal gabimesh

0

Në konferencën e Degës së  PDK-së në Prizren,mbajtur nga  kryetari i kësaj dege Shaqir Totaj edhe sot  janë kritikuar veprimet gjendjes në nga  udhëheqja  komunale dhe ka pas reagime konform zhvillimeve që kanë ndodhur në Komunën e Prizrenit dhe që janë argumentim i keq-qeverisjes. Në vijim, gjeni një përmbledhje të këtyre reagimeve për tremujorin e parë të vitit 2020, konkretisht flasim për periudhën: janar – mars 2020.

10. 01. 2020-Transparenca!

Mungesa e transparencës do të thotë mungesë e informacionit dhe mungesë e besimit, lidhur me atë se çka po ndodh në pushtetin lokal në Prizren. Niveli i transparencës është matur nga shoqëria civile dhe është bazuar në disa shtylla vlerësuese:

• Transparenca në zyrën e Kryetarit të Komunës;

• Transparenca në Kuvendin Komunal;

• Transparenca në menaxhimin e financave publike komunale si dhe

• Transparenca në konsultim me publikun.

Vlen të përkujtohet se kryetari në fushatë ka paralajmëruar konceptin e “transparencës radikale” nga i cili jemi shumë larg. Transparenca e komunës nuk është në nivel për këto arsye:

• Mbledhjet e kryetarit me drejtorë nuk mbaheshin dhe kur janë mbajtur kanë qenë të mbyllura për publikun;

• Seancat e Kuvendit Komunal një kohë të gjatë nuk janë transmetuar fare për opinion;

• Refuzohet qasja në dokumentet zyrtare, e cila është e rregulluar me ligj;

• Punësimet nepotike në të gjitha sektorët, në mungesë të informacionit duken pothuajse misterioze;

• Shoqëria civile dhe mediat, kanë kritika për tranperencë, sepse nuk kanë qasje në informacion dhe

• VVEB faqja e komunës ka ngecje dhe nuk është funksionale në shumicën e kohës.

16. 01. 2020-Ndërhyrjet sistematike të eprorëve politik, kundrejt punëtorëve profesional!

Karakteristikë e mënyrës së qeverisjes së kryetarit Haskuka dhe të stafit të tij janë edhe ndërhyrjet sistematike të eprorëve politik, kundrejt punëtorëve profesional, nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tendera.

• Duke u bazuar në ligjislacionin për prokurimin publik, zyra e prokurimit, obligim ligjor e ka të përgatisin dosjen e tenderit, kushtet si dhe kriteret;

• Njësitë kërkuese, në këtë rast drejtoritë përkatëse, kanë obligim ligjor, të përgatisin paramasat dhe parallogaritë, projektin detal ose ideor, si dhe termat e referencës.

Në këtë kontekst, po ndodh diçka tjetër dhe që është shkelje ligjore: Konkretisht flasim për: znj. Krenare Koqi-shefe e kabinetit të kryetarit si dhe z. Levent Kasëmi një nga drejtorët e akuzuar, të cilët në mënyrë jo-ligjore, i kontrollojnë dosjet dhe i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit. Këta persona direkt apo indirekt, bëjnë ndërhyrje dhe negociata me biznese të caktuara për tendera.

Shkelje tjera nga këta persona zyrtar janë:

• Ndërhyrjet në komisionet e vlerësimit të tenderëve;

• Ndërhyrjet në komisionet e pranimit të punëtorëve;

• Ndërhyrjet në komisionet e shpërndarjes së donacioneve të bujqësisë;

• Ndërhyrjet në komisionet e ankesave dhe komisioneve diciplinore, karrshi punëtorëve të komunës dhe

• Ndërhyrjet në zyrën ligjore dhe në zyrën e auditimit.

Për të gjitha këto ndërhyrje, ka reagime të personave të dëmtuar, porse nga frika e pasojave nga zyrtarët komunal, të cilët i’u kërcënohen, nuk po guxojnë të dalin dhe të flasin publikisht.

Momenti tjetër me rëndësi në këtë kontekst është edhe: Skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik. Pasojat veqse kanë filluar, ku shumë qytetarë dhe lagje të tëra, janë duke u ankuar për mungesën e mirëmbajtjes së ndriçimit publik dhe mungesën e furnizimit me rrymë.

Nëse asgjë nuk ndërmerret ndaj tyre, këta zyrtarë do të vazhdojnë kështu, ndërsa pasojat vetëm sa do të rriten.

Pasojat nga kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit janë:

Veprimet preferenciale, të cilat dëmtojnë konkurrencën dhe demotivojnë bizneset serioze, që kanë dhënë kontribut për zhvillimin e qytetit, kurse kurdisja e tenderëve, bëhet faktor limitues në kapacitete menaxhuese të financave publike.

24. 01. 2020-Korrupsioni!

Është raportuar në media të ndryshme, se një zyrtar komunal dhe udhëheqësi i zyrës ligjore, janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ndalimi i zyrtarit ligjor dhe udhëheqësit të sektorit ligjor të komunës, është tregues relevant se ngritja e zërit nga ana e opozitës, shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me zhvillimet prej se ka ardhur në pozitë koalicioni i udhëhequr nga LVV, nuk kanë qenë pa bazë.

Sektori, i cili do duhej të ishte udhërrëfyes i respektimit të ligjit, doli të jetë e kundërta. Dyshohet se çështja për të cilën janë arrestuar, është këmbim parcelash me biznesin Euro-Center, pra çështje e natyrës së njejtë, për të cilën ish Kryetari i Prizrenit z. Ramadan Muja ishte ndëshkuar. Ky këmbim parcelash, ka ndodhur jashtë procedurave ligjore, sepse nuk është marrë fare miratimi i Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Duam të përkujtojmë se “sundimi i ligjit” është parakusht, që mundëson zhvillim të mëtutjeshëm të shoqërisë, në të gjitha segmentet përfshirë: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, sportin, kulturën etj. Paaftësia e LVV-së, me njerëz tashmë të komprometuar dhe me deficite serioze në kapacitete menaxhuese për të qeverisur me qytetin e Prizrenit, është mëse evidente.

Ky këmbim i parcelave, do të duhej që komunës t’i sillte dobi, por si duket i ka sjellur dobi vetëm biznesit dhe mund të ketë pasur të tillë të tjerë, që kanë përfituar individualisht në këtë rast.

30. 01. 2020-Letra kërcënuese!

E kemi theksuar edhe më parë, në letër-kërcënimin e dy njerëzve kryesorë të Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka në adresën e kryetarit të degës, ku kërkohej që t’i fshinte postimet e tij, të përmbahej nga deklaratat kundër tyre dhe qeverisjes komunale dhe kjo të bëhej brenda tri ditësh, në të kundërtën do të përfundonte në gjykatë.

Kjo letër e shkruar në këtë mënyrë, nuk është asgjë tjetër, pos shantazh i pastër, ku kryetarit të degës z.Shqir Totaj, tentohej t’i mbyllej goja dhe PDK-ja si parti opozitare të mos deklarohet për keq-qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit.

Edhe më skandaloze se si nënkryetar i partisë dhe kryetar i degës së PDK-së në Prizren, është fakti se letra e shkruar prej dy njerëzve të afërt të kryetarit, Krenare Koçi si shefe e kabinetit dhe Levent Kasëmi si drejtor, i cili ka edhe aktakuzë, dyshohet se kjo letër kërcënuese, mund të ketë qenë e porositur direkt nga kryetari Haskuka. PDK-ja nuk i pranon shantazhet dhe as afatet e një pushteti, që po i dëshpëron çdo ditë qytetarët, që po i varfëron ata, po abuzon me paranë publike dhe po e degradon mjedisin dhe hapësirën urbane, të këtij qyteti të lashtë.

Jo vetëm që nuk do të ndalemi përballë kërcënimeve të tilla, por PDK-ja, do të vazhdoj të bëj opozitën dhe duke nxjerrë në shesh veprimet negative të këtij pushteti, ta sfidojmë keq-qeverisjen deri në bërjen e qytetit.

12. 02. 2020-Çerdhet!

Edukimi i fëmijëve në mënyrë institucionale, është obligim kombëtar dhe faktor kyç i rritjes së cilësisë në arsim.

Kopshtet dhe çerdhet për fëmijë dhe çasja e lehtë në to, janë faktorët kryesorë, në edukimin e hershëm të fëmijëve, që pastaj në shkollë të jenë sa më të pregatitur.

Gjatë fushatës parazgjedhore për kryetar të Prizrenit, z. Haskuka kishte premtuar se do t’i ndërtonte 4 çerdhe publike për fëmijë, që do të kenë kosto të përballueshme për qytetarët.

Gjendja aktuale është kjo:

Flitet se në Prizren operojnë mbi 35 çerdhe, por atë që ne e dijmë deri më tani është se në Prizren, ekzistojnë dhe janë të licencuara 18 çerdhe.

Mosekzistimi i çerdheve publike nga aspekti i familjeve prizrenase ka këto pasoja:

– Kostoja e lartë që familjet duhen përballuar;

– Pasiguria se kush po i edukon fëmijët tanë;

– Pasiguria se çfarë ushqimi marrin fëmijët në ato çerdhe dhe mos po rrezikohet shëndeti i tyre si dhe

– Pregatitja jo e mirë dhe jo e mjaftueshme e fëmijëve për shkolla.

Të kthehemi tek premtimet e kryetarit Haskuka, të bëra gjatë fushatës, ku aso kohe ai kishte deklaruar, citojmë:

“Ne planifikojmë t’i ndërtojmë katër çerdhe publike, të cilat nuk ekzistojnë në qytetin tonë.

Çka ka ndodhur në ndërkohë ?

Komuna e Prizrenit më 12 dhjetor të vitit 2018, ka vënë gurthemelin e çerdhes së parë publike në qytet, e cila është investim i Ministrisë së Administratës Publike.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, ka thënë për KALLXO.com, citojmë: “Deri më tani kanë filluar punimet për ndërtimin e dy çerdheve publike, e para ajo në lagjen “11 Marsi” dhe e dyta në lagjen ‘’Bajram Curri’’ projekt i përbashkët me Ministrinë e Administratës Publike. Këto çerdhe nuk e dijmë a janë funksionale, sepse nuk është bërë publike, por besojmë se po të kishin përfunduar punimet, komuna do t’i publikonte me pompozitet ashtu siç vepron shpesh pa arsye!

Konstatimi ynë është se kemi mungesë të kapaciteteve qeverisëse dhe paaftësi për t’i shpenzuar mjetet buxhetore dhe këtu vërehet një hipokrizi dhe arrogancë e LVV-së, e cila duke mos qenë në gjendje t’i mbaj premtimet, akoma për këtë fajëson PDK-në, shoqërinë civile, organet e drejtësisë, mediat etj.

07. 03. 2020-Përkushtimi i LVV-së & Myta për Arsimin në Prizren!

1. Nuk e mbajti premtimin për shujtën falas për filloristë;

2. Mungesë e transportit për mësimdhënës;

3. Dy shkolla me nga dy drejtorë;

4. Drejtorë shkollash, për gati 2 vjet si ushtrues detyre;

5. Drejtor të DKA-së pa kompetencë;

6. Anulim e ç’anulim konkursesh për mësimdhënës;

7. Fillimi i vitit shkollor në shtator, e DKA pa drejtor dhe

8. Arsimi në gjendje më të mjerueshme, nuk ka qenë kurrë në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *