ZËDHËNËSI PDK-SË: PO LARGOHEN VIJAT E KUQE NË POLITIKË

0

“Fundi i vitit 2020 po shënon edhe fillimin e largimit të vijave të kuqe në politikë”.

Kështu mendon zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci. Ai përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar këtë hapje mes partive politike si diçka interesante.

Muaj më parë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,  largoi “vijat e kuqe”, për PDK-në.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka kërkuar bashkëpunim nga PDK që ta rrëzojnë Qeverinë Hoti.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë cak i vijave të kuqe nga LVV dhe LDK.

“Vijat e kuqe”, në Kosovë kanë qenë pjesë e fushatave zgjedhore.

Ndër frazat më të njohura njihet ajo e Ismet Beqirit të LDK-së, “Kurrë më me PDK”, gjatë një debati televiziv para zgjedhjeve të vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *