Bekim Jashari: Nëse dakordohen partitë, Muratin e propozojmë për president
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se familja e Adem dhe Hamëz Jasharit ka treguar se në momente të caktuara marrin përgjegjësi për vendin.
“Një gjë të tillë e kam treguar edhe vet kur i jam futur garës për Skenderajn”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Anëtari i familjes Jashari thotë se nëse së paku 2/3 e deputetëve bien dakord që dikush nga familja Jashari të merre pozitën e presidentit ata janë të gatshëm.