Tani për luftën çlirimtare po flasin të gjithë. Shkruan;Bashkim Hoxha,analistë politik

0

Tani për luftën çlirimtare po flasin të gjithë. Ca e mbrojnë, ca e komentojnë e disa e shajnë. Më së paku po flasin ata që vërtetë i njohin rrethanat e kohës. Mirëpo ajo periudhë tashmë i përket historisë, i përket një vepre më të lavdishme të Kosovës; deshi apo nuk deshi ndokush ky është fakti që nuk ndryshon. -UÇK nuk ka pikur prej qielli e as nuk ka dalë rastësisht në skenë në një ditë të bukur pranvere, siç pretendohet poshtë e lartë “me dhe pa qëllim” “me dhe pavetëdije”. -Është e vërtetë ajo ka dalë nga gjiri i popullit por jo në mënyrën e BING BENGUT. -Për të ardhur deri te marrja formë e UÇK-së është dashur shumë mund, shumë kosto, shumë sakrificë … të cilat i kanë mbartur një numër i caktuar njerëzish mbi supe të cilit janë organizuar për të ndërmarrë veprime konkrete për çlirimin e vendit. -Sami Lushtaku është njëri ndër ATA. -Samiun nuk e njeh vetëm një rajon i caktuar i Kosovës. Edhe ne të tjerët që nuk jemi nga Drenica, kemi pasur fatin ta njohim dhe të bashkëpunojmë me zotërinë. Samiu posedon bagazhin e aktivisti, veprimtarit, ilegalit, financuesit, sakrifikuesit … shumë kohë para se një numër jo i vogël i njerëzve ta shihnin në UÇK-në në televizor. Epo, protagonisti, themeluesi, organizuesi … i takojnë një etape paksa më ndryshe prej bashkangjitësit ! Kam respekt të pafund për të gjithë ata që i janë bashkangjitur UÇK-së, por të duhet ta mësojmë ta kuptojmë terminologjinë e ndarjes së etapave historike. -Të pretendosh sot ta mohosh luftën në përgjithësi dhe, disa figura të kalibrit të Sami Lushtakut në veçanti, s’është gjë tjetër përpos shpërfaqje e një gjendje të trishtueshme dëshpërimi nga kushdo ndodhë dhe kushdo qoftë ai apo ajo./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *