Zemaj: Nuk ka lehtësim të masave për festat e fundviti

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se pavarësisht rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19, aktualisht s’do të ketë lehtësim të masave.


“Edhe ketë javë të vazhdojmë me masat e njëjta”, thotë Zemaj.

“Duhet ta shtojmë kujdesin, ta rrisim vigjilencën’, tha Zemasj për RTV21.

Por Zemaj nuk e mohon mundësinë që në javët në vijim të ketë shtrëngim të masave për shkak të festave.

“Mund të kemi qasje, nëse e shohim që rreziku i rritjes së infeksionit rritet”, thotë Zemaj.

“Nuk është vit normal ku ne shkojmë , festojmë e grumbullohemi. Thirrja jonë është që të festohet në shtëpi. Grumbullimi nduk duhet të jetë temë dhe agjendë e asnjërit prej nesh”, shtoi ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *