Kosova si të ishte pa zot shtëpie, hajdutëri edhe me kallashnikovë-Shkruan;Salih Çoçaj
Këtyre ditësh të fundit ajo që e karakterizon Kosovën janë vjedhjet e shtuara, e kjo tmerrshëm, Pse po ndodhin gjithë këto vjedhje?,.Ku është fajtori, e ku janë organet kompetente.? Tani po shihet se mungesa e liderëve real të këtij shteti pra ish presidenti Thaçi, pastaj; Veseli, Krasniqi e Selimi e të tjerë paskan qenë stabilizues të rrjedhave në Kosovë, deshën apo nuk deshën ..ata që nuk bëjnë asgjë tjetër pos të fyejnë luftë e e UÇK-së e duke fyer luftën ata po e fyejnë lirinë e Kosovës. Tani po shihet se ata ishin dhe janë bartësit e UÇK-së e të luftës kundër armikut. Sepse këta hajdutë ka mundësi Serbia i nxitë me të vetmin qëllim për të krijuar pasiguri. Kjo është e vërteta, i pëlqeu dikujt apo jo.. Nëpërmjet kësaj gjykate mos të harrojmë që Kosova dhe UÇK -j po gjykohet padrejtësisht dhe kjo është fushëbetejë në mes parimit të sovranitetit të shtetit pa marr parasysh sa gjenocidal ishte ai, siç ishte Serbia e Milosheviqit .Aktet e fundit duhet të na bindin se gjatë vjedhjeve tani po atakohet edhe vetë uniforma,Kjo po tregonte kur liderët e luftës nuk janë mjerisht edhe shteti merr teposhtë që nuk dihet se ku mund të ndalet.Kjo situatë është shumë e rëndë dhe besohet se do të përbashkojnë angazhimet:policia, drejtësia dhe vetë populli të bëhen bashkë e të luftojnë këtë çoroditje, Sepse kjo nuk dërgon në asnjë drejtim, kjo është si një biletë një drejtimesh e ky drejtim dërgon drejt kaosit. Prandaj, mos ta lejohet ky kaos . Por përbashkoheni të gjithë liderët politikë , struktura politike, policë dhe të tjerë dhe riktheni besimin e njerëzve, përndryshe e keqja ka vrapin e shejtanit dhe i rrokullisë shpejt gjitha të mirat e dy dekadave që me mund të madh i ka bërë Kosova ,Thuhet një thënie se’’ hajduti, i pabesi dhe i pa fytyri nuk ka komb, nuk ka fe e nuk ka nacionalitet….,,/qendrapress.com/